Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj krahasimeve të çmimeve të derivateve mes Kosovës dhe Gjermanisë, duke theksuar se dallimi kryesor qëndron tek fuqia blerëse.
Ai ironizoi arsyetimet se çmimet janë të ngjashme me ato në Gjermani, duke sqaruar se në raport me të ardhurat, qytetarët në Kosovë paguajnë shumë më shtrenjtë.
Sipas Rukiqit, paga mesatare neto në Gjermani është rreth 2,900 euro, ndërsa një litër naftë përbën vetëm 0.07% të të ardhurave mujore. Në Kosovë, paga mesatare është rreth 639 euro dhe një litër naftë përbën rreth 0.28% të pagës.
“Një qytetar në Kosovë paguan 4 herë më shumë për naftën, jo për shkak të çmimit nominal, por për shkak të të ardhurave më të ulëta”, ka theksuar ai.




