Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur mbështetje për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët protestuan për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës.
Në reagimin e saj, PDK thekson se e drejta për arsimim në gjuhën amtare është e garantuar me ligj dhe standarde ndërkombëtare, duke shtuar se cenimi i kësaj të drejte përbën shkelje të barazisë dhe dinjitetit njerëzor.
Partia u bëri thirrje institucioneve atje që të trajtojnë seriozisht kërkesat e studentëve dhe të sigurojnë zbatimin e plotë të të drejtave të tyre.
PDK theksoi se mbetet e përkushtuar për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve kudo që jetojnë.




