Opinionisti Dardan Sejdiu ka deklaruar se nuk ka interes real për marrëveshje rreth zgjedhjes së presidentit të ri, duke theksuar se vendi po shkon drejt zgjedhjeve.
Ai tha se qasja e Albin Kurtit synon që përgjegjësia për situatën t’u atribuohet partive opozitare.
Sipas Sejdiut, përmes çështjes së presidentit po krijohet një situatë politike që i vendos në një vijë të përbashkët Lidhjen Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës.
Ai shtoi se, në këto rrethana, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.




