Takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar pa marrëveshje për çështjen e presidentit.
Pas takimit, Kurti deklaroi se nevojiten 84-85 vota për zgjedhjen e presidentit, ndërsa ftoi edhe Partinë Demokratike të Kosovës për takim.
Lidhur me situatën, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, tha se të gjitha partitë duket se janë të interesuara për zgjedhje të reja.
Sipas tij, secila palë po tenton t’ia lë fajin kundërshtarit, ndërsa shtoi se Vetëvendosje synon kontrollin e institucioneve përmes votës, gjë që opozita po përpiqet ta pengojë.




