Një person në Prishtinë ka raportuar se i janë vjedhur para të gatshme nga çanta e tij nga persona të panjohur.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 prill në orët e hershme të mëngjesit.
Lidhur me ngjarjen janë intervistuar gjashtë dëshmitarë, katër femra dhe dy meshkuj shtetas të huaj, të cilët ndodheshin së bashku me ankuesin në momentin e incidentit.
Rasti është në hetim nga organet kompetente.




