Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se për datën 06.04.2026 çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës mbeten të njëjta si një ditë më parë.
Sipas vendimit, çmimi maksimal për naftë (dizel) është 1.86 euro për litër, ndërsa për benzinë 1.49 euro për litër.
Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë që të zbatojnë vendimin e marrë nga Rozeta Hajdari, duke theksuar se çdo shkelje do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi.




