Gjatë tre muajve të parë të këtij viti, Policia e Kosovës ka shqiptuar 5,878 gjoba ndaj shoferëve që kanë përdorur telefonin gjatë drejtimit të automjetit.
Sipas legjislacionit në fuqi, shkelësit përballen me gjobë prej 200 eurosh, pikë negative dhe mundësi të ndalimit të drejtimit të automjetit për një periudhë prej tre muajsh.
Autoritetet theksojnë se përdorimi i telefonit gjatë vozitjes mbetet një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve në trafik dhe paralajmërojnë vazhdimin e kontrolleve për rritjen e sigurisë rrugore.




