Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se Artan Demolli është caktuar ushtrues detyre në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të këtij institucioni.
Sipas njoftimit, vendimi është nënshkruar nga ministrja Mimoza Kusari-Lila dhe hyn në fuqi menjëherë. Demolli do të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e kësaj pozite në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohen të gjitha vendimet e mëhershme që lidhen me ushtrimin e kësaj detyre. Deri më tani, këtë pozitë e ka ushtruar Agim Xhuraj.
MINTI thekson se mbetet e përkushtuar për funksionim të qëndrueshëm institucional dhe përmbushjen e obligimeve në kuadër të mandatit të saj.




