Visar Azemi nga LDK-ja ka deklaruar se Policia ka sekuestruar një numër të konsiderueshëm njehsorësh, në lidhje me dyshimet për manipulime me matje të energjisë elektrike.
Në një intervistë për “Kosova Live”, Azemi tha se qytetarët duhet të dinë sa kanë paguar padrejtësisht dhe se KEDS duhet t’u kthejë këto shuma.
Ai e cilësoi situatën si një skemë të paramenduar e organizuar, duke theksuar se nuk mund të jetë një rast i izoluar, duke shprehur shqetësim për përmasat e problemit.




