Ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen, me të cilën diskutoi për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave, ndërsa Çeku vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës në avancimin e sistemit arsimor në Kosovë.
Palët ritheksuan përkushtimin për thellimin e partneritetit dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e qëndrueshëm të arsimit në vend.




