Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se bashkëpunimi me NATO-n mbetet kyç për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe avancimin e partneritetit strategjik, me rastin e transferimit të autoritetit të NALT-it.
Ai deklaroi se institucionet e sigurisë në Kosovë janë ndërtuar mbi bashkëpunim të qëndrueshëm me NATO-n, ndërsa vlerësoi rolin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës në rritjen e kapaciteteve operacionale dhe standardeve institucionale.
Kurti theksoi se anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik, duke falënderuar partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen dhe duke vlerësuar kontributin e ish-drejtorit të NALT-it, si dhe duke i uruar sukses pasardhësit të tij.




