Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka pritur në takim koordinatorin për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, Stephen O’Malle, dhe drejtues të agjencive të Kombeve të Bashkuara.
Ajo theksoi se fokusi mbetet në forcimin e integritetit dhe pavarësisë së sistemit gjyqësor, si dhe në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë funksionalizimin e Byrosë për verifikimin e pasurisë.
Gërvalla vuri në pah edhe rëndësinë e digjitalizimit në drejtësi, si dhe nevojën për masa më efektive kundër dhunës në familje dhe harmonizimin e legjislacionit.




