Kuvendi i Kosovës ka konstituuar komisionet për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Media dhe Komisionit të Radio Televizionit të Kosovës. Juristja Flutura Kusari njoftoi se në takimet e radhës pritet të konfirmohen listat e kandidatëve dhe metodologjia e intervistimit.
Takimet e ardhshme: për KPM-në të premten në orën 9:00, dhe për RTK-në të martën në orën 9:00. Intervistat priten të zhvillohen javën e ardhshme. /eo/




