Rreth 75 deputetë të Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e dhjetë kanë shfrytëzuar të drejtën për të pasur asistentë personalë. Më shumë se gjysma e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, 15 nga 22 të PDK-së, pesë nga 14 të LDK-së dhe pesë nga AAK kanë angazhuar zyrtarë personalë.
Emra të njohur si Rozeta Hajdari, Agim Bahtiri, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj janë ndër deputetët me asistentë. Paga e një asistenti, me shtesa dhe mëditje, mund të arrijë deri në 900 euro bruto.
Ky angazhim bazohet në Rregulloren Nr. 08/Rr-004 për Shtesa mbi Pagën bazë për Deputetët dhe klasifikimin e pagës së stafit mbështetës politik të Kuvendit./Insajderi/




