Kosovarët renditen të katërtit për nga numri i natyralizimeve në Zvicër gjatë vitit 2025, me gjithsej 2,106 qytetarë të ri zviceranë nga Kosova.
Në total, 41,269 shtetas të huaj morën shtetësinë zvicerane.
Numri i natyralizimeve ka mbetur afërsisht i njëjtë si viti 2024, por shumë më poshtë se 46,711 qytetarë të huaj që u bënë zviceranë në vitin 2006.
Gjermania, Italia dhe Franca janë vendet me më shumë qytetarë të natyralizuar, ndërsa kantoni i Cyrihut regjistroi mbi një të katërtën e natyralizimeve totale.
Rreth 18.5% e qytetarëve të rinj përdorën procedurën e thjeshtuar të natyralizimit, ndërsa kantoni më pak i populluar, Appenzell-Innerrhoden, regjistroi vetëm 14 raste.




