Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese ka nisur mbledhjen e së mërkurës në Prishtinë.
Në rend dite është vetëm një pikë, intervistimi i kandidatëve për pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.
Në fillim të takimit, mediave u është lejuar të marrin pamje, ndërsa pjesa tjetër e mbledhjes po zhvillohet e mbyllur për publikun./EO/




