Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka njoftuar se kryesia e saj ka zhvilluar takime me strukturat udhëheqëse të degëve në Dardanë, Gjilan, Drenas, Fushë Kosovë dhe Viti.
Sipas njoftimit, qëllimi i këtyre takimeve ishte mobilizimi për aktivitetet e ardhshme në mbrojtje të vlerave të UÇK-së, si dhe angazhimi për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve, të cilat janë të garantuara me ligj.




