Analisti Burim Ramadani ka theksuar se Kosova duhet të ketë qartësi strategjike dhe institucionale në rrethanat e krijuara nga zhvillimet e fundit ndërkombëtare, përfshirë situatën në Iran.
Ai ka kritikuar zhvillimet e brendshme politike, duke thënë se ato nuk përputhen me nevojën për stabilitet në këtë periudhë.
Sipas Ramadanit, përshkallëzimi më i madh është shmangur, por situata globale mbetet e pasigurt dhe lufta nuk ka përfunduar. Ai shtoi se dobësimi i Iranit si fuqi destabilizuese rajonale ka ardhur si rezultat i presionit ushtarak ndërkombëtar.
Ramadani theksoi se stabiliteti institucional është element thelbësor për sigurinë e një shteti dhe se Kosova duhet të fokusohet në forcimin e këtij aspekti në kohë sfiduese ndërkombëtare.




