Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, zhvilloi sot takime në Beograd me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq, dhe kryenegociatorin Petar Petkoviq.
Në një postim në X pas takimeve, Sorensen njoftoi se diskutimet mbi çështjet kyçe të dialogut janë avancuar.
Ai gjithashtu theksoi shqyrtimin e progresit në zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe nënvizoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për rezultate konkrete për të gjithë.
“Takime të frytshme me presidentin Vuçiq dhe kryenegociatorin Petkoviq, duke avancuar diskutimet për çështjet kyçe dhe duke shqyrtuar progresin e ligjit për të huajt. U pajtuam për nevojën e angazhimit të vazhdueshëm dhe punës së përbashkët për përfitime konkrete për të gjithë”, tha Sorensen.




