Ka filluar mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku po diskutohet situata në Kosovë, në kuadër të raportit gjashtëmujor të misionit të OKB-së, UNMIK.
Në seancë, Përfaqësuesi Special dhe shefi i UNMIK-ut, Peter Due, po paraqet raport mbi zhvillimet politike dhe të sigurisë për periudhën shtator 2025 – mars 2026.
Kosova përfaqësohet nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, i cili do të paraqesë qëndrimet e vendit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.




