Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kërkoi forcimin e rolit të misionit të UNMIK-ut, duke kundërshtuar thirrjet për mbylljen e tij.
Ai deklaroi se UNMIK-u duhet të ketë një rol më të madh në Kosovë, duke e cilësuar këtë si të domosdoshme për stabilitetin në rajon.
Gjuriq ngriti shqetësime për gjendjen e komunitetit serb në Kosovë, duke pretenduar se ata po përballen me vështirësi dhe se, sipas tij, trajtohen si “të tjerët” nën qeverisjen aktuale. Ai theksoi se OKB-ja nuk duhet të qëndrojë e heshtur ndaj këtyre pretendimeve.
Në fjalën e tij, ai foli edhe për një largim të serbëve nga Kosova, duke bërë thirrje që ky fenomen të ndalet. Gjuriq po ashtu kërkoi themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.




