Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, i ka bërë thirrje ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, që të përfundojë procesin e plotësimit të përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe parimet e paanshmërisë në vendimmarrje.
Ajo theksoi se Partisë Demokratike të Kosovës i takon pozita e anëtarit të dytë në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke shtuar se ky fakt, sipas saj, është konfirmuar edhe nga organizatat e shoqërisë civile.
Deliu-Kodra përmendi gjithashtu Ditën e Kushtetutës, duke vënë theksin te nevoja që institucionet të respektojnë aktin themeltar të shtetit. Ajo kritikoi edhe mosrespektimin e afatit 60-ditor për plotësimin e KQZ-së, duke e lidhur këtë me mandatin e ish-presidentes Vjosa Osmani.
Në fund, ajo kërkoi që përbërja e KQZ-së të kompletohet sa më shpejt dhe të sigurohet paanshmëri në proceset zgjedhore.




