Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, është kandidati i parë që e mbështesin për president në rast të një marrëveshjeje me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai theksoi se brenda LDK-së nuk është diskutuar për emra të tjerë, ndërsa kandidatët konsensualë janë përmendur vetëm në kuadër më të gjerë ndërpartiak.
Haziri shtoi se, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në, përveç votave të LDK-së, mund të sigurohen edhe vota nga parti të tjera.




