Komandanti i Komandës Rajonale Lindje (RC-E) të misionit të KFOR, të udhëhequr nga NATO, kolonel Sam Sargeant, iu bashkua udhëheqësve komunalë dhe përfaqësuesve të shoqatës Dëgjo Zërin Tim në një aktivitet sensibilizues në Obiliq.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të shënimit të Dita Ndërkombëtare e Sindromës Down dhe Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin.
Ngjarja u fokusua në promovimin e gjithëpërfshirjes dhe mbështetjes për fëmijët me nevoja të veçanta.
Pjesëmarrja e personelit të KFOR-it theksoi bashkëpunimin me organizatat lokale dhe angazhimin e vazhdueshëm për të mbështetur një mjedis të sigurt dhe gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët në Kosovë.




