Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për sot, 10 prill 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimet maksimale të lejuara janë si vijon: nafta (dizel) 1.89 euro për litër, benzina 1.47 euro për litër, ndërsa gazi 0.82 euro për litër.
Ndërkohë, para gjashtë ditësh, MINTI ka vënë në fuqi vendimin për rregullimin e marzhës së lejuar të fitimit në shitjen e derivateve të naftës në Republikën e Kosovës.
Sipas këtij vendimi, marzha tregtare maksimale e lejuar është përcaktuar deri në 2 cent për litër në shitjen me shumicë dhe deri në 12 cent për litër në shitjen me pakicë.




