Ka ndërruar jetë ish-kongresmeni amerikan dhe miku i Kosovës, Eliot Engel. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e qeverisë së Qarkut Westchester County.
Engel, i cili ka shërbyer si kryetar i Komitetit për Punët e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Shtetet e Bashkuara, njihet për rolin e tij në forcimin e angazhimit amerikan në Ballkanin Perëndimor.
Ai u shqua për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe çështjes shqiptare, duke lënë pas një trashëgimi si përkrahës i fortë i demokracisë dhe partneritetit ndërkombëtar.




