Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vlerësuar miratimin në lexim të parë të Projektligjit për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor në Kuvendin e Kosovës.
Ai tha se ky vendim përbën një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi shëndetësor më të drejtë dhe të qëndrueshëm për qytetarët.
Vitia falënderoi deputetët për debatin dhe mbështetjen ndaj projektligjit, duke shtuar se institucionet do të vazhdojnë me reforma konkrete për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.




