Një 19-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit në Alkoven të Austrisë, pas një aksidenti të rëndë trafiku me një kamion.
Sipas mediave lokale, i riu dyshohet se ka kaluar në shiritin e kundërt, duke shkaktuar përplasjen kokë më kokë.
Në vendngjarje kanë intervenuar zjarrfikësit dhe ekipet emergjente, por mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij. Familjarët janë njoftuar për tragjedinë dhe kanë marrë mbështetje psikologjike.




