Një 20-vjeçar është ndaluar nga autoritetet pasi dyshohet se ka hedhur një koktej molotov pranë rezidencës së drejtorit ekzekutiv të OpenAI, Sam Altman, në një incident të ndodhur të premten.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën North Beach, ku mjeti ndezës ka shkaktuar zjarr në portën e jashtme të banesës. Pas sulmit, i dyshuari është larguar nga vendngjarja në këmbë.
Autoritetet e San Franciskos konfirmuan se kanë reaguar menjëherë pas një thirrjeje emergjente për incidentin dhe se nuk raportohet për persona të lënduar.
Rreth një orë më vonë, policia u njoftua sërish për një tjetër incident në zonën Mission Bay, pranë selisë së OpenAI, ku i njëjti person dyshohet se ka kërcënuar për zjarrvënie në një ndërtesë. Ai u arrestua në lidhje me të dy ngjarjet.//sinjali//




