Gjykata e Apelit ka vendosur që rasti “Brezovica 1” të rikthehet në rigjykim, duke përfshirë të akuzuarit Dragomir Milosavljeviq, Hysni Bajrami dhe Labinot Vitija.
Sipas vendimit, Gjykata Themelore në Ferizaj nuk ka bërë analizë të mjaftueshme të provave, por vetëm përshkrim të tyre, pa i ndërlidhur me elementet e veprave penale për secilin të pandehur.
Më herët, Themelorja i kishte dënuar Milosavljeviq dhe Bajramin me nga një vit burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa Vitija ishte dënuar me një vit burgim për vepra që lidhen me dëmtimin e mjedisit.
Në këtë çështje është i përfshirë edhe Gentjan Sula, por procedura ndaj tij po zhvillohet ndaras.




