Ish presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar heroin e kombit, Agim Ramadani, në 27-vjetorin e rënies së tij.
Përmes një mesazhi publik, ajo theksoi se vepra e Ramadanit është shndërruar në një betim lirie për brezat e ardhshëm. Osmani rikujtoi se më 11 prill 1999, gjatë Betejës së Koshares, ai u bë simbol i qëndresës dhe krenarisë kombëtare.
Ajo përfundoi duke nderuar sakrificën e tij dhe të gjithë dëshmorëve, duke theksuar: “Lavdi e përjetshme Agim Ramadanit dhe të gjithë heronjve të lirisë!”.




