Eurodeputeti austriak Thomas Waitz ka vlerësuar se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në ndërtimin e institucioneve dhe proceseve demokratike, duke e cilësuar si një nga vendet më të avancuara për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ai theksoi se Kushtetuta e Kosovës dhe organizimi i zgjedhjeve janë në përputhje të lartë me standardet evropiane, ndërsa për luftën kundër korrupsionit tha se vendi është në rrugë të mirë, pavarësisht sfidave.
Sipas Waitz, në kushte normale Kosova do të ishte ndër liderët për integrim në BE, por procesi po pengohet nga faktorë politikë dhe mungesa e njohjes nga Serbia.
Ai shtoi se rezultatet zgjedhore në Kosovë duhet të respektohen dhe se vendi ka treguar standarde të mira demokratike.//eo//




