Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 27-vjetorin e masakrës në Lubizhdë të Hasit, duke e cilësuar atë si një ndër krimet më të rënda të kryera gjatë luftës.
Ai rikujtoi se më 12 prill 1999, forcat serbe rrethuan civilët, ndanë burrat nga gratë dhe fëmijët dhe kryen ekzekutime, tortura dhe dëbime të dhunshme.
Sipas Kurtit, në këto ngjarje u vranë 40 civilë të paarmatosur, ndërsa ranë edhe 14 luftëtarë të UÇK-së në mbrojtje të popullatës. Ai theksoi se sakrifica e tyre mbetet themel i lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.




