Ekspertja e mediave, Flutura Kusari, ka kritikuar gjendjen e lirisë së mediave në Hungari gjatë 16 viteve të qeverisjes së Viktor Orbán.
Sipas saj, shumica e mediave në Hungari janë tashmë në pronësi të individëve të lidhur me qeverinë, çka ka çuar në humbjen e pluralizmit mediatik dhe kufizimin e zërave kritikë.
Kusari theksoi se qeveria ka ushtruar presion politik ndaj mediave, ka bërë ndryshime ligjore që bien ndesh me standardet evropiane dhe ka përdorur fonde publike për reklama në mediat që kontrollohen nga shteti.
Ajo e konsideroi këtë situatë si shqetësuese për demokracinë dhe lirinë e shprehjes.




