Një rast i dhunës në familje është raportuar në Malishevë, ku një vajzë e re ka denoncuar se është përballur me dhunë fizike dhe psikike nga babai i saj.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Balincë, ku viktima ka kontaktuar policinë për të kërkuar ndihmë. Sipas deklarimit të saj, ajo është përballur me dhunë nga prindi, ndonëse nuk ka pësuar lëndime trupore.
I dyshuari ka mohuar akuzat, duke deklaruar se vetëm ka larguar rrobat e saj dhe të bashkëshortes nga dhoma, pasi kishte kërkuar që ato të largohen nga shtëpia.
Pas ndërhyrjes së policisë dhe konsultimit me prokurorin kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.
Viktima, me pëlqimin e saj, është larguar nga shtëpia dhe është strehuar te motra e saj në Komoran.




