Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar dëshmorët dhe qytetarët e vrarë gjatë luftës në Pataqan të Ulët, duke theksuar se 12 prilli i vitit 1999 mbetet një nga datat më të dhimbshme në kujtesën kolektive.
Ai përmendi dëshmorët Reshat Zeka, Sadki Sylejmani, Bekim Ahmeti dhe Namik Zeka, të cilët ranë 27 vjet më parë në këtë fshat, si dhe civilët e paarmatosur Shemsie Hoti dhe Sutki Hoti (nënë e bir), si dhe Ferat Daka nga Rahoveci, të cilët u vranë në të njëjtën periudhë.
Latifi theksoi se institucionet dhe shoqëria do të vazhdojnë t’i nderojnë të rënët dhe të angazhohen që drejtësia të vihet në vend, duke e konsideruar këtë si detyrim ndaj familjeve dhe historisë së vendit.
Po ashtu, në këtë ditë u kremtua edhe dita e shkollës së SHFMU “Dëshmorët e Lirisë”, me një program të veçantë përkujtimor.
Në fund, ai u shpreh me mesazhin: “Lavdi të gjithë të rënëve për liri!”





