Trajneri i Napolit, Antonio Conte, ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhnin me drejtimin e kombëtares së Italisë pas largimit të Gennaro Gattusos.
Conte ishte përmendur si një nga emrat e mundshëm për stolin e “Azzurrëve”, por ai ka theksuar se është i fokusuar vetëm te Napoli.
“Nuk kam thënë kurrë që jam i gatshëm. Kam ende kontratë me Napolin dhe në fund të sezonit do të diskutoj me klubin”, u shpreh ai.
Ai gjithashtu kërkoi që deklaratat e tij të mos keqinterpretohen, duke paralajmëruar se përndryshe mund të mos flasë më për këtë çështje.
Ndërkohë, Napoli pas barazimit ndaj Parmës duket se është pajtuar me vendin e dytë në Serie A këtë sezon.




