Arbëreshë Kryeziu Hyseni ka deklaruar se Bashkimi Evropian mund të jetë duke hyrë në një fazë të re të qasjes ndaj vendeve që, sipas saj, shkelin parimet demokratike dhe rrezikojnë stabilitetin rajonal.
Ajo u shpreh se zhvillimet në disa vende të rajonit dhe qëndrimet e BE-së po tregojnë shqetësim në rritje, përfshirë edhe rishikimin e mundshëm të mbështetjes financiare për shtete që nuk përmbushin kriteret demokratike.
Sipas saj, kjo mund të sinjalizojë një ndryshim në politikën e BE-së ndaj vendeve që devijojnë nga standardet demokratike dhe vlerat evropiane.




