Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në homazhe në Vrellë me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Istogut, si dhe në aktivitetin sportiv tradicional “Istogu Trail”.
Ai ka kujtuar betejën e zhvilluar më 12 prill 1999 në mes të fshatrave Lubozhdë dhe Vrellë, një nga betejat e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kurti përmendi edhe dëshmorët që ranë në këtë betejë, duke nderuar sakrificën e tyre për lirinë e vendit.
“Nderime të përjetshme luftëtarëve të lirisë”, ka theksuar ai.




