Politologu Albinot Maloku ka vlerësuar se mungesa e vullnetit politik po e vështirëson zgjedhjen e presidentit dhe mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Ai ka theksuar se përgjegjësia kryesore bie mbi partinë më të madhe parlamentare, e cila sipas tij nuk ka treguar qasje të qartë për arritjen e një marrëveshjeje politike.
Maloku ka kritikuar edhe mënyrën e zhvillimit të takimeve ndërpartiake, duke i cilësuar ato si joproduktive, ndërsa ka shtuar se pa një marrëveshje politike nuk mund të sigurohen votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit.




