Sot zhvillohet tërheqja e shortit për turneun final (Final4) të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll, një nga ngjarjet më të rëndësishme të Federata e Hendbollit e Kosovës.
Shorti do të hidhet nga ora 15:00 në lokalet e federatës, ndërsa turneu final – që përfshin gjysmëfinalet dhe finalet në të dy konkurrencat – do të organizohet në një vend të vetëm. Vendimi për lokacionin pritet të merret nga Bordi i FHK-së pas shqyrtimit të aplikimeve të pranuara.
Në konkurrencën e meshkujve, pjesë e Final4 janë Kastrioti, Rahoveci, Besa Famgas dhe Prishtina.
Ndërkohë, në konkurrencën e femrave në gjysmëfinale do të përballen Istogu, Ferizaj, Samadrexha dhe Shqiponja.
Turneu Final4 i Kupës së Kosovës do të mbahet më 25 dhe 26 prill.




