Një operacion i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka rezultuar me sekuestrimin e rreth 15 kilogramëve substancë narkotike të dyshuar si heroinë dhe arrestimin e dy personave.
Aksioni është zhvilluar në Komunën e Ferizaj, si pjesë e një hetimi të gjatë për një grup të dyshuar kriminal të përfshirë në shitblerje të drogës.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim të plotë mes institucioneve kompetente.




