Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës që do të jenë në fuqi për 24 orët e ardhshme në Kosovë.
Sipas njoftimit, çmimi i naftës ka rënë në 1.78 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet me 1.44 euro për litër.
Ndërkohë, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.89 euro për litër.




