Proton Cable Prizreni dhe Drita kanë siguruar finalen e Ligës së Parë në basketboll, pas paraqitjeve të suksesshme në fazën gjysmëfinale të “Play-off”-it.
Skuadra nga Prizreni triumfoi në të dyja ndeshjet ndaj Istogut, ndërsa Drita arriti dy fitore përballë New Basket, duke siguruar kështu kualifikimin në finale.
Përballja finale pritet të jetë mjaft interesante, pasi do të vihen përballë dy prej skuadrave më të mira të këtij edicioni.
Këto dy ekipe janë përballur edhe më herët në finalen e Kupës së Ligës së Parë, çka e rrit edhe më shumë rivalitetin mes tyre.
Fituesi i finales do të sigurojë inkuadrimin në edicionin e ardhshëm në ProCredit Superligë.




