Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 13:00 për të përcaktuar rendin e ditës për seancën e radhës plenare.
Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar, si dhe do të trajtohen deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Një nga çështjet kryesore në rend dite do të jetë edhe propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, Kryesia do të diskutojë edhe propozime dhe kërkesa të tjera që lidhen me funksionimin dhe punën e Kuvendit.




