Komisioni për Legjislacion ka miratuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me 7 vota për dhe 2 kundër.
Shqyrtimi i këtij projektligji është shoqëruar me përplasje mes pushtetit dhe opozitës, të cilat janë përqendruar si në procedurat ashtu edhe në përmbajtjen e tij.
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, theksoi se projektligji synon të rrisë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe të forcojë mekanizmat kundër pasurisë së pajustifikueshme.
Ajo shtoi se nisma është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e institucioneve relevante./EO/




