Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës së UÇK-së, Andin Hoti, ka njoftuar nisjen e një aksioni të menjëhershëm kombëtar të inspektimeve në sektorët me rrezik të lartë, veçanërisht në ndërtimtari, pas vdekjes së një punëtori në Ferizaj.
Ai theksoi se çdo kompani që nuk siguron kushte bazike të sigurisë do të përballet me ndërprerje të punimeve dhe masa ndëshkuese, derisa të përmbushë standardet e kërkuara.




