Në Vragoli të Fushë Kosovës, janë ndaluar tre persona të dyshuar për përfshirje në një rast të lëndimit të lehtë trupor që ka ndodhur dje pasdite.
Sipas të dhënave fillestare, rreth orës 17:00, një mosmarrëveshje verbale mes palëve ka eskaluar në një përleshje fizike.
Gjatë incidentit dyshohet se janë përdorur mjete të rrezikshme, përfshirë thika dhe shkopinj druri, duke shkaktuar lëndime trupore te disa persona të përfshirë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit me inicialet B.S., V.S. dhe S.S. janë ndaluar për 48 orë.
Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj tyre do të vazhdojnë procedurat ligjore sipas ligjit në fuqi.




