Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vlerësuar bashkëpunimin me kryeministrin hungarez në largim, Viktor Orban, duke e cilësuar atë si një mik të mirë dhe duke thënë se ka qenë kënaqësi të punojë me të gjatë viteve të fundit.
Ai gjithashtu ka uruar Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari, duke e cilësuar rezultatin si mbresëlënës.
Rama u shpreh se pret bashkëpunim me qeverinë e re hungareze dhe vazhdim të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.




