Ali Ahmeti ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku është diskutuar për çështje me interes të përbashkët.
Në fokus të bisedës ishte forcimi i bashkëpunimit ndërshqiptar, ruajtja e vlerave kombëtare dhe avancimi i perspektivës evropiane të rajonit.
Të dy liderët theksuan rëndësinë e unitetit dhe zhvillimit të përbashkët në të ardhmen.




